Ndeshjet e Europa League pasdite kanë sjellë surpriza. PSV ka mundur Arsenalin në shtëpi, në një sfidë mjaft të luftuar. Vendasit holandezë “tundën rrjetën” në minutën e 43-të, por goli u konsiderua i parregullt dhe u anulua për offside.
Holandezët e Van Nistelrooy do e nisnin në mënyrë të përkryer pjesën e dytë, fillimisht Veerman do çonte peshë tifozërinë në Einthoven me golin e tij me të majtën, dyfishimi i rezultatit do vinte nga një “Ujk i Vjetër” si Luuk de Jong.
Gol tipik i tij, me kokë. Gunners nuk mundi të dilte të paktën me barazim nga ky takim dhe aktualisht kryeson grupin A me 12 pikë, 2 më shumë se PSV.
Lazio triumfon 2-1 me Midjylland dhe merr kryesimin e grupit F. Gola, përmbysje dhe emocione ishte ajo çka u pa në Olimpico, në fund pati vetëm një fitues.
Lazio hasi vështirësi të madhe ndaj Midjylland në 45 minutat e para. Hysaj me shokë e panë veten në disavantazh që në minutën e tetë, pasi Isaksen realizoi në portën e mbrojtur nga Provdel.
Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri bëri gjithçka për të reaguar dhe ia doli mbanë në minutën e 36-të. Autori i golit do ishte Milinkovic Savic, ndërsa asisti erdhi nga Felipe Anderson.
Italianët do kompletonin përmbysjen e madhe në minutën e 58-të. Pedro tregon edhe një herë se është “xhol” te ky ekip, duke përfunduar siç duhet një aksion të skuadrës.
Pikërisht Pedro do siguronte 3 pikët për ekipin në minutën e 80-të, por festa do zgjaste pak, pasi do anulohej goli për Offside. Gjithsesi, asnjë ndryshim deri në fund, me ekipin vendas që mund të gëzonte lirisht.