MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 8

Përmbys Teuta, gjen fitoren e parë

15.10.2022 - 17:03

Më në fund, pas 8 javësh, Teuta gjen fitoren e parë në kampionat, duke lënë edhe vendin e fundit. Durrsakët përmbysën 1-2 Egnatian në Rrogozhinë, duke lënë pas krizën e rezultateve.

Në minutën e 15-të, Jackson shpërdoron një rast të mirë, një mundësi e tillë e cila jep shkëndija të mira për më pas. Në minutën e 18-të, Delarge provon me kokë, por nuk ia del dot të dërgojë topin në rrjetë.

Delarge (64’) kontrollon mirë një top dhe më një gjuajtje tokazi mposht portierin kundërshtar. Të besuarit e Bledi Shkëmbit e patën të vështirë për të reaguar, pasi goli ishte një goditje psikologjike për ta.

Gjithsesi, edhe pse mes vështirësive, durrsakët do ia dilnin të vendosnin ekuilibrat në të 79-tën me Kotobellin. E vetmja mënyrë për të realizuar për ta ishte nga larg dhe kështu ndodhi, me lojtarin e “djemve të detit” që me një kryevepër çon në festë mysafirët.

Goli i fitores për miqtë vjen në limite nga Artan Jazxhi. Me këtë rezultat, Egnatia është e gjashta me 9 pikë, ndërsa Teuta e 9-ta me 7 pikë (fitorja e parë sezonale).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN