Janë luajtur pesë ndeshje në Kategorinë e Parë, ku spikat përmbysja 2-1 e Tërbunit ndaj Korabit. Dibranët shënuan të parët, por pukjanët përmbysën që në pjesën e parë. Nga ky rezultat, Tërbuni barazon Korabin në renditje.
Lushnja mposht 2-0 Turbinën dhe ngjitet në renditje, duke lënë pas ecurinë jo të mirë. Trajneri Edlir Tetova e nis me sukses aventurën në krye të skuadës lushnjare.
Befasia e madhe ishte fitorja 3-0 e Orikut ndaj Apolonisë pretendente. Ndërsa Besa nuk arriti të fitojë derbin me Luzin. Tri pikë për Burrelin, që fitoi 2-0 në shtëpi me Tomorin.
REZULTATET
BESA 0–0 LUZI 2008
TËRBUNI 2–1 KORABI
Hysa 22′, Xhabrahimi (P) 29′ / Beshiraj 9′
BURRELI 2–0 TOMORI
Ferruku 37′, Do Naskimento 81′
LUSHNJA 2–0 TURBINA
Pepa 42′, 50′
ORIKU 3–0 APOLONIA
Tahiraga (P) 42′, Dede 58′, Çukvuma 66′