06.10.2022 - 11:55
Dy persona të plagosur në Fushë-Krujë, pasi një automjet përplasi një motor.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen E. V., 30 vjeçe, banuese në Bubq, Fushë Krujë, pasi ka përplasur me automjetin që drejtonte, motomjetin me drejtues shtetasin I. M., i cili bashkë me pasagjeren në motomjet, shtetasen M. M., ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.