Shefi i Krimeve në Komisariatin e Devollit është vënë nën hetim nga policia për akuzën e veprimeve arbitrare në lidhje me konfliktin mes Deizi Arapit e njohur ndryshe si ‘Gangsterja e Bilishtit’ dhe të riut Marsel Buçi.
Mbrëmjen e djeshme këta dy të fundit janë shoqëruar në komisariat pas konfliktit të nisur pas djegies së makinës së Marsel Buçit.
Familjarët e të riut kanë telefonuar deputetin Bledjon Nallbati pasi ai pretendon se shefi i Krimeve e ka goditur në zyrë.
Mësohet se në lidhje me këtë rast është bërë ankesë pranë Agjencisë së Mbrojtjes Policore. Aktualisht shefi i krimeve ëshhtë pezulluar për tre ditë nga detyra deri në përfundim të nisur nga AMP nëse ka apo jo shkelje nga ana e tij.