MENU
klinika

Champions League

“Poker” i Milan, eliminohet Juve, “show” i Messi-Mbappe

25.10.2022 - 22:59

Champions League dhuroi spektakël në ndeshjet e parafundit në 4 grupe, me gola dhe emocione. Pas kualifikimit të Chelsea, edhe Milan është një hap larg, mjafton një barazim në ndeshjen e fundit në shtëpi me Salzburg.

Milan fitoi 0-4 në fushën e Dinamo Zagreb. Shifrat tregojnë një fitore të lehtë, por në pjesën e parë nuk ishte kështu. Gabbia shënoi golin e avantazhit në 39’, ndërsa në të dytën Leao, Giroud me penallti dhe një autogol zgjidhën gjithcka.

Por nëse Milan feston, Juventus eliminohet. “Zonja e Vjetër” humbi 4-3 në Portugali nga Benfica, duke mos fituar kurrë asnjëherë në fushën e këtij rivali. Vendasit dominuan në pjesën e parë, duke fituar 3-1.

Në pjesën e dytë Benfica shënoi edhe golin e katërt, ndërsa Milik dhe McKennie, në 77’ dhe 79’ hapën takimin me dy gola të shpejtë, por pa qenë në gjendje të shkojnë më shumë. Me këtë humbje, Juventus rrezikon edhe pjesëmarrjen në Europa League.

Po në këtë grup, PSG dhuron spektakël, duke fituar 7-2 ndaj izraelitëve të Maccabi Haifa. Messi shënoi dy gola dhe dha dy asiste, njësoj edhe Mbappe. Një gol shënoi Neymar, një tjetër ishte autogol, ndërsa Soler mbylli goleadën.

PSG mban kreun dhe kualifikohet, por në ndeshjen e fundit do të luajë në Torino ndaj Juventus dhe mund ta humbasë kreun nëse nuk fiton, nëse benfica fiton ndaj Maccabit. Mbappe merr kreun e shënuesve më të mirë me 6 gola këtë sezon, ndërsa Messi shkon në 129 gola në Champions, -11 nga Ronaldo, shënuesi më i mirë.

Surpriza më e madhe e mbrëmjes ishte fitorja 3-2 e Leipzig ndaj Real Madrid. Humbja e parë e kampionëve në fuqi të Evropës për këtë sezon. Një humbje që djeg më shumë në aspektin moral, pasi Real mban kreun, ndërsa gjermanët siguruan kualifikimin, pasi Shakhtar dhe Celtic u ndalën në barazim 1-1.

Manchester City ndalet në Dortmund në barazimin pa gola, por që siguron vendin e parë, njëkohësisht edhe gjermanët kalojnë si vend i dytë. Sevilla kalon në Europa League si vend i tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN