Një shtetas rreth 30-vjeç ndodhet në Komisariatin e Durrësit, pasi ëhstë gjetur në rrugë nga patrulla e shërbimit.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit apo dhe për të njoftuar familjarët mbi gjendjen e tij, pasi ai nuk mban mend as emrin dhe as adresën.
Policia ka vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit për të gjithë qytetrët që kanë një informacion.
Njoftimi i policisë:
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndodhet një shtetas që nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, i cili është gjetur në rrugë, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.
Ky shtetas është i moshës rreth 30 vjeç, i gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup ngjyrë vishnje dhe tuta blu.
Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ose të telefonojnë në numrin 112.