MENU
klinika

‘Odisea’ e Febjus Dautit!

Prej 5 vitesh i lirë prej amnistisë, Gjykata e Lartë e kthen në burg

25.10.2022 - 13:15

Dy ditë më parë Febjus (Dritan) Duati, 38-vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit pasi sipas institucioneve është dënuar nga gjykata e Durrësit me 4 vite e 4 muaj burg për trafik të lëndëve plasëse dhe i mbetet të vuajë burg.

Por në fakt historia e tij duket se është më e komplikuar. Febjus Dauti është arrestuar më vitin 2015 me akuzën e prodhimit të lëndëve plasës. Ai është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë vitin 2015 me 4 vite e 4 muaj burg, ndërkohë që Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur uljen e dënimit në 3 vite burg.

Duke qenë se në vijim të vendimit të Apelit i kishte mbetur më pak se 2 vite burg në vitit 2017 (ashtu siç parashikonte Amnistia) Dauti ka përfituar nga amnistia fiskale e miratuar në Kuvend dhe është lënë si qytetar i lirë. Nga 2017 e deri tani ka qenë një qytetar i lirë.

Por një vendim i Gjykatës së Lartë e cila ka prishur vendimin e Apelit dhe ka rikthyer në fuqi vendimin e shkallës së parë i ka komplikuar gjërat. Sipas institucioneve me këtë situatë të re Febjus Dautit i mbetet edhe një kohë për të vuajtur dënimin. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës pretendon që ai ka ende dhe 1 vit burgim të pa përfunduar. Avokati i Dautit, Serjan Hazreku, ka folur për gazetarin e Report Tv Aldo Mustafa dhe ka thënë se sigurisht që do të ndiqet çdo rrugë ligjore.

“Ndaj klientit tim Dauti është kryer arrestimi kur është kthyer nga Mal i Zi ku punon. Klienti im ka kryer të gjithë dënimin e tij, ka përfituar nga amnistia dhe është lënë e lirë. Edhe nëse do ishte dënuar me 4 vite e 4 muaj me përfitimin e amnistisë. Këshjtu rrëzohet aministia. Ne do të ndjekim të gjithë hapat ligjore”, tha avokati.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin