MENU
klinika

Mero Baze

“Primaret” kanë përfunduar më 6 Mars

19.10.2022 - 21:41

Përpjekja e Berishës për të certifikuar dominimin e tij në opozitë përmes atyre që ai i quan “primare”, është e vetmja gjë që po ndodh në opozitë. I shqetësuar që nuk pranohet ende nga Grupi parlamentar i PD dhe faktori ndërkombëtar, Berisha po përpiqet të organizoj një show të ri për tu treguar atyre se ka shumicën brneda opozitës. Dhe për këtë po përdor “primaret” brenda PD, për ta certifikuar.

Në kushtet kur PD është e ndarë thellë dhe ka end enjë klimë të fort armiqësie brenda tyre, primaret brenda PD, janë një luftë mes atyre që mbështesin Berishën dhe atyre që mbështesin kundërshtarët dhe jo një luftë për kandidatët. Është fare e qartë se kandidati i mbështetur nga Berisha do shpallet fitues i primareve edhe sikur të ishin zgjedhje të rregullta. Por në kushtet kur ai përveç anëtarëve të PD ka futur të votojnë dhe “simpatizant”, atëherë nuk bëhet më fjalë fare për zgjedhje, por për një përzgjedhje të një njeriu të Berishës.

Dhe kjo Sali Berishës i duhet thjesht tua tregoj amerikanëve, britanikëve dhe perëndimorëve të tjerë që nuk e duan se është më i fort në opozitë. Për asgjë tjetër nuk vlen. Gara do ta ndaj dhe më shumë PD do ta armiqësojë dhe më tepër klimën mes palëve dhe do ta bëj atë një koalicion jo funksional deri në zgjedhje, ku secili do pëpriqet ti hedh fajin tjetrit për përçarjen.

“Primaret” më reale u bën më 6 mars dhe ne e pamë që Berisha dominon mbi grupin tjetër. Tani në kushtet e kësaj armiqësie kandidatet e Berishës do dominojnë mbi të tjerët, me urrejtje madje.

Ndaj nuk ka pse hyhet në këtë aventurë. Problemi i PD nuk është më të certifikojë nëse ka Berisha shumicën brenda PD apo jo. Problemi i PD dhe i opozitës është të integroj brenda saj “pakicat” që mundin opozitën dhe tu hap rrugë atyre.

Por Berisha do thjeshtë një mënyrë të konfirmoj shumicën e tij brenda PD, me qëllim që ti konsideroj ata që nuk e pranojnë fajtorë për humbjen. Madje për këtë po ua shtyn primaret sa më tutje me qëllim që ata të lodhen dhe dorëzohen deri atëherë.

Qëllimi i tij është të mund “armiqtë e brendshëm” jo atë që ka përballë. Ky është i vetmi mision i “primareve”, të cilat tani nuk janë as zgjedhje, as të ndershme dhe as të drejta,. Shumë herë më të mira se ato ishin “primaret” e 6 Marsit dhe ato i ka fituar Berisha brenda PD. Këto janë primare për të eliminuar armiqtë e brendshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN