MENU
klinika

“Pas errësirës”

Projekti filmik shqiptar fiton në festivalin e Mesdheut

24.10.2022 - 17:41

Projekti filmik “Pas errësirës” (After Dark), me regji të Erenik Beqirit dhe produksion të shtëpisë kinematografike “On Film Production”, është një nga projektet fitues të çmimit Region Sud Prize në Mediterranean Co-production Forum, i cili u zhvillua në Marsejë.

Ky projekt është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe CNC për zhvillim projekti.

Ky ishte edicioni i katërt i Mediterranean Co-production Forum, në të cilin u paraqitën 11 projekte filmash artistikë, fiction dhe dokumentarë, nga 7 vende të ndryshme që lagen nga Mesdheu: Shqipëria, Egjipti, Italia, Libani, Maroku, Tunizia e Palestina. Kineastët ua paraqitën projektet bashkëprodhuesve, distributorëve ndërkombëtarë dhe financuesve të mundshëm.

Çmimi “Region Sud Prize” me vlerë 20 mijë euro, shkoi për Erenik Beqirin, përfaqësues i Shqipërisë dhe për Amer Shomali, nga Palestina.

Juria bëri dhe një vlerësim special për Nadia Rais, për filmin “Entre ciel et terre”.

Regjisori shqiptar Erenik Beqiri fitoi gjithashtu çmimin “The 42 Studio Label”, nëpërmjet të cilit fiton 3 ditë post-produksion falas, për filmin “After dark”.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale