MENU
klinika

"Po na more pronën sikur na ke marrë jetën"

Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës në protestë

29.10.2022 - 10:26

Banorët e Bërxullës kanë dalë ditën e sotme në protestë. Për herë të disatë, ata kërkojnë që të kompensohen me çmimin real të tregut. Për mediat, disa prej tyre janë shprehur se prekja e tokës për to është sikur t’i marrësh jetën. Një prej thotë se po dalin çdo ditë në protestë mirëpo nuk po marrin përgjigje as nga Qeveria dhe as nga ministria përkatëse.

RRËFIMET E BANORËVE:

-Të na marrësh pronën sot sikur na ke marrë jetën.

-Nuk mund të fitojë miliarda kompania nën kurrizin tonë. Shteti sikur e ka zënë gjumi i vdekjes se ne po dalim në protestë çdo ditë. I kemi bërë thirrje disa herë, kryetarit të komunës, hajde more te popullli jot se ne te kemi vënë në atë krye. Mirë që po bëhet ai aks rrugor por është dhe një aks tjetër ajror. Ky është i tmerrshëm se do i nxjerrë jashtë loje shumë familje, do i nxjerrë kancerogjen.

-Banori tjetër: Mua nuk më prek projekti, interesin e kam te rruga. Pa mbikalim, rrugët të mos fillojnë.

Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.