Ekziston një vijë shumë e hollë midis të qenit posesiv dhe protektiv. Kur dikush është mbrojtës ndaj jush, ata ju kontrollojnë, sigurohen që jeni mirë dhe ju bëjnë të ndiheni të dashur. Ndërsa nga ana tjetër, kur dikush është posesiv ndaj jush, ata ju dominojnë, ju kontrollojnë dhe grabitin lirinë tuaj.
Si ta bëjmë diferencën mes dy termave
Posesiv
Kur dikush është posesiv ndaj jush, ata do të përpiqen të bëjnë më të mirën për t’ju izoluar dhe për t’ju shkëputur nga të gjithë të dashurit tuaj, qofshin rrethi juaj i miqve apo anëtarët e familjes suaj.
Gjithashtu do të përpiqen t’ju ndryshojnë. Posesivët do të vënë në dyshim çdo lëvizje tuajën, do t’ju kritikojnë dhe do t’ju ulin vetëvlerësimin. Ata do t’ju mashtrojnë që të besoni se duke e bërë këtë, ata po ju ndihmojnë të përmirësoheni.
Do të shkelin hapësirën tuaj personale dhe privatësinë. Ata do të kontrollojnë telefonin tuaj, historinë e internetit, gjithçka.
Protektiv
Njerëzit që janë mbrojtës ndaj jush, do t’ju lënë të dilni vetëm, por gjithmonë do t’ju kontrollojnë për t’u siguruar që jeni të sigurt.
Ata do të sigurohen që t’ju mbrojnë nga njerëzit për të cilët ata mendojnë se do t’ju lëndojnë.
Protektivët do të jenë gjithmonë pranë jush dhe ju mund të mbështeteni tek ata për t’ju nxjerrë nga situata të pakëndshme.