MENU
klinika

"Po punojmë për të gjitha kërkesat"

Protesta e pedagogëve/ Ministrja e Arsimit: Jemi në dialog edhe për rritjen e pagave

20.10.2022 - 19:20

Protesta e pedagogëve duket se po reflekton qeverinë. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nga foltorja e Kuvendit u shpreh se janë në dialog dhe përvec rritjes së pagave po punojnë edhe për plotësimin e kërkesave të tjera.

Sipas ministres Kushi, pedagogët nuk mund të presin asgjë nga Partia Demokratike, pasi ajo vetëm i ka shkatërruar.

“Sa i takon pedagogëve, ne jemi në dialog, përveç rritjes së pagave po punojnë për të gjitha kërkesat.

Halli i PD dhe i Berishës nuk është halli i pedagogeve. Pedagogët kanë halle të tjera dhe ne do ti trajtojmë të gjitha.

Pedagogët nga PD nuk mund të presin asgjë. Sepse jeni ju që hapët universitetet fantazma dhe dilni sot si mbrojtjes të pedagogëve. Vetëm tek ju nuk mund të presin pedagogët. Ju nuk mund ti ofroni asgjë, vetëm i shkatërroni”, tha Kushi.

Ndërsa për deputeten e PD, Kushi tha: “Për zonjën Zhupa kam një sugjerim, shoh një padurim të jashtëzakonshme për karrierë. Ju do bëni karrierë, por mos e sakrifikoni karrierën nga padurimi dhe edukatën nga padurimi për karrierë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN