Një protestë qytetare është mbajtur në qytetin e Lezhës këtë të enjte, në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, gjatë shoqërimit të tij në komisariat. Të rinj të shumtë në numër janë mbledhur përpara komisariatit të qytetit, ku kanë ndezur qirinj dhe kanë zhvilluar homazhe për vdekjen e 32-vjeçarit.
Në një prononcim për media, një prej të rinjve të pranishëm deklaroi se Lear kurti u vra barbarisht nga policia. Ai i bëri thirrje të gjithë të rinjëve që të protestojnë për këtë vrasje makabër.
“Sot protestojmë për vrasjen e Learit, ne jemi mbledhur këtu për të bërë homazhe për vdekjen e atij që u vra barbarisht nga policia. Nga kjo polici e cila është një polici e krimit. Mund të ishte secili nga ne në vend të Learit. Po mos të ngrihemi ne rinia, kush do ngrihet? Po mos të ngrihemi tani, kur do ngrihemi? Duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë të protestojmë për këtë vrasje makabër”, tha ai.
Kujtojmë se Lear Kurti u arrestua në lagjen Don Bosko të kryeqytetit mbrëmjen e të mërkurës dhe shfaqi probleme shëndetësore gjatë shoqërimit në komisariat. Ai u transportua drejt spitali të Traumës, por mbërriti i vdekur aty.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se i riu ka gëlltitur disa qese me lëndë narkotike gjatë kohës që po ndiqej nga efektivët duke ndërruar jetë nga mbidoza