MENU
klinika

"Po na vrasin përditë!"

Protestuesi thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës për Lear Kurtin

21.10.2022 - 20:35

Një protestë qytetare në lidhje me vdekjen e të riut Lear Kurti është mbajtur mbrëmjen e kësaj të premteje në ambientet e jashtme të Ministrisë së Brendshme.

“Përpara dy vitesh bëmë një protestë për vdekjen e Klodian Rrashës, dolëm me arkivolin dhe me shkrmimin: “Kush e ka radhën”? Radhën e kishte Jonada, pas Jonadës e kishte Leari.

Por kush e ka radhën tani? E kam radhën unë, e ka radhën një nga ata që na shohin nga televizori, e ka radhën një gazeta, një kameraman. Të gjithë mund ta kemi radhën.

Sa do zgjasë kjo çmenduri, jemi bërë qesharak si popull. Po na vrasin përditë dhe nuk çohemi përveç nesh që jemi këtu. E kam pë rata që rinë në ship te divani. Po na vrasin motrën, vllain. Nuk është rastësi, po na vrasin përditë. Nuk kemi një reagim zyrtar pse u vra si u vra? Pse nuk dalin kamerat e policëve. Pse nuk bëhen publike pamjet e arrestimit. Pse nuk i nxjerrin informacionet”, tha protestuesi.

Kujtojmë se Lear Kurti u arrestua në lagjen Don Bosko të kryeqytetit mbrëmjen e të mërkurës dhe shfaqi probleme shëndetësore gjatë shoqërimit në komisariat. Ai u transportua drejt spitali të Traumës, por mbërriti i vdekur aty.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se i riu ka gëlltitur disa qese me lëndë narkotike gjatë kohës që po ndiqej nga efektivët duke ndërruar jetë nga mbidoza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN