MENU
klinika

Amendamenti dorëzohet në Kuvend

PS dhe grupi i Alibeajt bien dakord për hapjen e dosjeve

20.10.2022 - 15:26

Socialiste dhe grupi i deputetëve të PD i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kanë rënë dakord për amendamentin për hapjen e plotë të dosjeve.

Palët kanë dakordësuar amendamentin që pritet të votohet në seancën plenare të sotme, duke përfshirë të plotë propozimet respektive të palëve.

Amendamenti i dakordësuar për hapjen e plotë të dosjeve është si vijon: “Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkoj një kopje të tyre, në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve.

Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjestim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni, Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"PS i kishte votat, PD do transparencë!"

Intervista/ Hapja e dosjeve, Alibeaj u përgjigjet kritikëve