MENU
klinika

U ndaluan nga 1 qershori

Pse ka ende qese plastike në treg?/ Kumbaro sqaron qytetarët

10.10.2022 - 17:11

Megjithëse nga 1 qershori është ndaluar përdorimi i qeseve plastike njëpërdorimshme, në treg vijojnë të qarkullojnë akoma.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ka theksuar se për përdorimin e qeseve plastike në vend po kryhen tre kontrolle.

Ajo shtoi ndër të tjera se kanë informacione se në tregje të hapura përdoren qese plastike dhe për këtë kanë marrë një aksion për t’i ndaluar.

“Nga data 1 qershor janë ndaluar për përdorim qeset plastike njëpërdorimshe, jo qeset plastike shumë përdorimshe.

Kontrollet janë në tre nivele, kontrollet  në doganë për të ndaluar importimin e këtyre qeseve 1 një përdorimshe, dhe nga 1 qershori nuk na rezulton asnjë hyrje të këtyre qeseve. Janë kontrollet që bëhet në pikat e prodhimit të qeseve dhe ku janë gjetur qese janë sekuestruar. Po ashtu ka pasur dhe kontrolle në pikat e shitjeve.

Nuk është diçka që ndalet me thikë vetëm me një vendim. Por kemi informacione se në tregje të hapura, atje ku shesin produkte individë, të cilët nuk janë të regjistruar me nipte. Qeset që janë në supermarket, janë shumë përdorimshme”- theksoi Kumbaro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hyn në fuqi vendimi për ndalimin e përdorimit dhe tregtimit

Nga sot hiqen nga qarkullimi qeset plastike!

Shoqata e Konvertuesve të Plastikës është kundër

Projektligji për heqjen e qeseve plastike nis nga 1 qershori