MENU
klinika

Përgjigjja s'mund të ishte më e sinqertë!

Pse mungoi Balina në dasmën e Arbër Hajdarit?

20.10.2022 - 11:01

Nëse e keni harruar: Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari ishin 2 opinionistët e Big Brother Albania Vip 1 dhe për shumë muaj me radhë ndanë mendimet dhe vlerësimet e tyre me njëri-tjetrin. Pak javë më parë ndodhi që Arbër Hajdari kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me partneren prej disa vitesh, Vlerën.

U vu re që ndonëse mes të ftuarëve ishin shumë personazhë të njohur, Balina mungoi! E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”, Bodinaku u pyet pse nuk ishte pjesë e dasmës.

“Për këtë duhet të pyesni Arbrin!”- u përgjigj Balina.

Hmm! Mund të kishte dhënë çdo përgjigje tjetër, por zgjodhi të jetë e qartë, e prerë dhe shumë origjinale. Thënë ndryshe: S’i erdhi asnjë ftesë dasme.

E pyetur nëse do ta shohim sërish si opinioniste në Big Brother Vip 2, Bodinaku tha se ende “nuk ka asgjë, por s’e përjashton si mundësi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN