MENU
klinika

Sqaron gazetari Artan Hoxha

Pse po kërkohet Ervis Martinaj në Shijak?

11.10.2022 - 14:03

RENEA disa ditë më parë zhvilloj një operacion në zonën e Shijakut, ku dyshohet se humbi gjurmët e fundit Ervis Martinaj. Për këtë person i cili konsiderohej si “Bossi” i Lojërave të fatit, nuk dihet asgjë që prej 9 gushtit dhe rezulton i zhdukur. Lidhur me këtë ngjarja më parë është shoqëruar edhe Endrit Dokle, i cili më pas u la i lirë, pasi ndaj tij nuk ka asnjë provë apo akuzë si i përfshirë në ngjarje.

I ftuar në studion e ABC, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se deri më tani nuk ka asnjë provë për fatin e Ervis Martinajt. Hoxha ka theksuar se hetimi nuk mund të lihet në dorën e një prokurori të vetëm të Kurbinit për shkak se çështja është shumë e madhe. Sipas Hoxhës hetimi duhet të merret nga SPAK, ndërsa shtoi se për zhdukjen e Ervis Martinajt është një grupin i shumë grupeve kriminale në vend. Telenovela sipas Hoxhës po bëhet nga politika dhe nga hetuesit që nuk veprojnë siç duhet për të zbardhur këtë ngjarje.

Për sa u përket kontrolleve në disa banesa në Shijak, sipas Hoxhës, nëse autorët e mundshëm për zhdukjen e Ervis Martinajt mund të ishin në këtë zonë, do të kishin pasur të gjithë kohën e nevojshme për të zhdukur provat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk e vrava se m’u duk hallexhi”

Dëshmia e Hoxhajt për vëllain e Talo Çelës

Misteri i makinave dhe ‘killerat’ e arratisur

Çfarë zbuloi policia për atentatin në Fushë Krujë