23.10.2022 - 16:32
Myrto Uzuni ka shkëlqyer në startin e këtij sezoni në La Liga 2 në Spanjë dhe menjëherë ka ardhur shpërblimi. Sulmuesi shqiptar ka rinovuar kontratën me Granadën. Ai do të qëndrojë në klubin spanjoll deri në vitin 2026.
Lajmi është konfirmuar nga klubi përmes një postimi në rrjetin social Tëitter. 27-vjeçari shqiptar u transferua në 31 janar të këtij viti te Granada dhe kontrata e tij do të përfundonte në 2025. Në bazë të performancës së tij të shkëlqyeshme, klubi ka vendosur që të jetë deri në vitin 2026.
✍🏼 𝐎𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥: Myrto Uzuni, renovado hasta 2026.#𝙀𝙩𝙚𝙧𝙣𝙖𝙇𝙪𝙘𝙝𝙖 🇦🇹
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) October 23, 2022