MENU
klinika

Lëvizja e parë pas shpërthimit të urës

Putin emëron komandantin e ri të forcave ruse në Ukrainë

08.10.2022 - 18:22

Ministria ruse e Mbrojtjes ka emëruar gjeneralin, Sergei Surovikin, si komandant të forcave të Kremlinit që janë duke luftuar në Ukrainë.

Ky është zyrtari i parë që emërohet si komandat për të gjitha forcat ruse që janë në territorin ukrainas, prej muajit shkurt që kur nisi edhe pushtimi rus.

Ky njoftim ka ardhur disa orë pasi një shpërthim, dhe një zjarr i madh, kanë pezulluar trafikun dhe kanë dëmtuar një urë kyçe që lidh Rusinë me Gadishullin ukrainas të Krimesë në orët e para të 8 tetorit. Origjina e shpërthimit nuk është identifikuar ende. Theksojmë se Gadishulli i Krimesë është aneksuar nga Moska më 2014.

“Me vendim të ministrit të Mbrojtjes, gjenerali i ushtrisë, Sergei Surovikin, është emëruar komandat i grupit të përbashkët të trupave në zonat e operacionit special ushtarak”, është thënë në deklaratë.

"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?