MENU
klinika

Kolegu transferohet në strukturë tjetër

Qëlloi një shofer, efektivi përjashtohet nga Policia

22.10.2022 - 10:30

Një tjetër punonjës policie është përjashtuar nga Policia e Shtetit. Efektivi i ‘Rrugores’ në Pogradec, inspektori i identifikuar si A.S., është përjashtuar për tejkalim të kompetencave që i jep ligji. Në disa pamje që qarkullojnë në rrjet shfaqet duke debatuar me një drejtues mjeti, ndërsa ky i fundit e shtyn efektivin.

Si kundërpërgjigje, polici e qëllon me shpulla dhe grushte. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:00 në lagjen nr. 3, Pogradec.

Për inspektorin ka nisur edhe hetimi penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Gjithashtu, është vendosur transferimi në një strukturë tjetër policore, për punonjësin tjetër të Policisë, shtetasin L. H., i cili nuk ka ndërhyrë për të parandaluar veprimin e paligjshëm të kolegut të tij.