MENU
klinika

“Eshtë dhe publike”

Rama: Kush lë tokën djerrë, do ketë sanksione. Po diskutojmë mbi formën!

22.10.2022 - 17:45

Një masë ligjore do të merret për të gjithë ata që nuk e punojnë tokën. Këtë ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama gjatë takimit me fermerët këtë të shtunë. Në fjalën e tij, Rama tha se janë angazhuar deputetët dhe Ministria e Financave që të ndërmarrin një normë ligjore për këdo që vendos ta lërë tokën djerrë.

Me arsyetimin se toka sa i përket pronarit, aq është edhe pasuri publike, Rama u shpreh se nuk mund të pranojnë që të mbetet e pa punuar.
“Sa shumë pika grumbullimi e përpunimi, të cilat janë të pamjaftueshme për ta cuar në 1 miliard brenda kësaj decade eksportin bujqësor. Na tregojnë se në kaq pak vite, në krahasim me kaq shumë probleme të trashëguara, pamë që mund t’ja dalim bashkarisht. Nuk ndodh që farën ta hedhësh, të kthehesh dhe të vjelësh produktin.Ne kemi hedhur një farë të re mbi atë llum kanalesh të bllokuara e fermerësh të lënë sin ë mesjetë, por ama në këmbë falë punës së tyre. Sot kemi ende toka të papunuara, por s’duhet të falim asnjë metër katror tokë bujqësore. Ndaj i kam kërkuar deputetëve të ulen bashkë me ju e të punojnë me Ministrinë e Financave për të vënë një normë ligjore që kush nuk e punon tokën, nuk mund ta lërë djerrë dhe të rrijë rehat e të thojë s’ta jap me qera, s’ja jap kujt ta punojë se dua ta rrethoj ta mbaj me plehra. Këtë se lejon asnjë vend se toka aq sa është e jotja private, aq është dhe pasuri publike. S’mund të lihet toka bujqësore me plehra, djerrë. Kemi nevojë edhe për sistem të ri tregjesh”, tha Rama.
Sa i përket kritikës së vazhdueshme ndaj kryebashkiakëve, Rama thotë se më në fund e kanë kuptuar që nuk kanë nevojë për sipërmarrës që të ndërtojnë pika grumbullimi. Ndërsa për rrugët që janë ende në pritje për tu rregulluar, Rama premtoi se do t’i bëjnë të gjitha në mënyrë që t’i vihet në funksion prodhimit e turizmit.

“Pasi më ka vajtur goja mbrapa, kryebashkiakët kanë kuptuar bashkimet për të krijuar pika grumbullimi, agro përpunimi, aty ku ka ende nevojë pa pritur që të vijë një sipërmarrës që ta ndërtojë. Qeveria nuk ndërton dot pika grumbullimi. Keni nevojë për pikë grumbullimi? Duhet të mblidheni me kryetarin e bashkisë, të vini një lekë, kryetari 3 lekë dhe pastaj bëni aplikim të përbashkët për të marrë fondde europiane përmes AZHBR apo kredi me garanci sovrane të qeverisë dhe është e juaja dhe i shihni hajrin punës tuaj.

Kemi ende segmente rrugësh në funksion të bujqësisë? Edhe ato do t’i bëjmë por kur më thonë disa që se kanë idenë se s’ka rrugë në fshat, natyrisht që ka rrugë të pa bëra por e kemi ndryshuar qasjen. Të gjitha ndërhyrjet i kemi bërë në funksion të prodhimit e turizmit. Aty ku janë tokat edhe është puna e mund të krijohet punë më shumë”, tha Rama.