MENU
klinika

"Dava rublash…"

Rama: Lajmet e rreme në ekran, nga TV që duan favore të paligjshme!

30.10.2022 - 16:56

Kryeministri Edi Rama vijon të kritikojë disa media për atë që thotë se është një fushatë dezinformimi dhe nxitje kundër qeverisë me lajme të pavërteta.

Ai thotë se e gjitha kjo po bëhet nga ato media që kanë kërkuar favore të paligjshme, por që qeveria nuk ua ka dhënë.

Rama shton se “aleanca e rublave” po tërbohet përditë e më shumë.

“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”, “7 punonjës në ditë ikin nga policia”, ”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme!

Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje! #DavaRublash”, shkruan Rama në Twitter.