MENU
klinika

“Edhe hienë, edhe non grata"

Rama nga Peshkopia: Mos e dëgjoni! Projekti i Skavicës do të bëhet, pse duhet të jeni kundër?

29.10.2022 - 12:12

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Peshkopia se projekti i Skavicës për ndërtimin e hidrocentralit do të bëhet.

Rama u kërkoi banorëve të mos dëgjojnë “hienat”, duke shtuar se ky projekt garanton gurin themelor të sovranitet energjik, do hapë perspektivë për të gjithë zonën.

Edi Rama: “Kriza e çmimit të energjisë shkaktuar nga lufta me qëllim. Ukraina është sebepi, e ka bërë për të gjunjëzuar gjithë perëndimin, jemi pjesë e Perëndimit.

Lufta është për të gjunjëzuar perëndimin, lufta e çmimeve për të gjunjëzuar perëndimin, për të future shejtanin në barkun e miletit, për të thonë çohuni se e kanë fajin këta. Ka lidhje që ç’ke me atë punë.

Nëse hidrocentrali s’ka ujë, do dalësh ta blesh. 75% i kemi kapacitetet, ndaj kemi sjellë anije që prodhojnë energji, Ndaj kemi Skavicën për të bërë, pse e kundërshtojnë. Ka kundërshtarë për Skavicën, jo vetëm na garanton gurin themelor të sovranitet energjik, do hapë perspektivë për të gjithë zonat. Pa llogaritur ata që do s’postohen dhe do marrin shtëpi. Pse duhet të jeni kundër, duke dëgjuar hiena. Edhe hienë edhe nongrata, imagjinoni. Më falni që e përmenda.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të krijojë mundësinë e ruajtjes së rezervave"

Rama: Skavica do të ndërtohet brenda këtij mandati