MENU
klinika

“Do të jetë dimri më i vështirë që pas Luftës së II Botërore”

Rama për krizën e çmimeve: Do ju ndihmojë dhe qeveria

21.10.2022 - 17:45

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të premte gjatë një takimi me banorë të Elbasanit, se dimri që po vjen pritet të jetë dimri më i vështirë që pas Luftës së Dytë Botërore, si pasojë e krizës së çmimeve të shkaktuara nga lufta.

Në fjalën e tij ai theksoi e kriza do kalojë përmes kursimit nga ana e qytetarëve, por edhe përmes ndihmës nga ana e shtetit.

“Duhet të kuptojmë se sot është më e keqja e të trejave krizave, edhe e tërmetit edhe e pandemisë. Duhet të bazohemi te faktet nuk jemi në fushatë, fushata është pas 6-muajsh, ne do vimë prapë këtu. Ne do bëjmë gjithçka që ta lehtësojmë barrën e kësaj krize.

Dimri që po vjen gjithëandej thuhet se do të jetë dimri më i vështirë që pas Luftës së Dytë Botërore. Varet shumë nga ne se çfarë dimri do të jetë. Pak duke kursyer, pak duke ju mbështetur qeveria, dhe duke qenë bashkë, për të kuptuar se kjo është një e keqe shumë e madhe dhe se jemi më të fortë se kjo e keqe, dhe siç e kemi treguar edhe herë të tjera ne krizat nuk i shohim si fundin e botës, por i shohim si mundësi për të dalë më të fortë, ne më të fortë do dalim edhe nga kjo krizë edhe më të fortë do dalim. Këtu do jemi dhe do mblidhemi prapë dhe do ndiheni më mirë se si ndiheni sot”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Kanë fitim marramendës nga “fati” i luftës

Taksë të jashtëzakonshme për kompanitë e prodhimit të energjisë