MENU
klinika

“Mbajnë ‘erë’, janë të zhytur në thesin e rublave”

Rama sulmon opozitën: Ajo çka dimë s’është e gjitha ajo që duhet ditur

17.10.2022 - 10:23

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër opozitën, duke e akuzuar sërish se është e zhytur në thesin e rublave ruse.

Pyetjes së gazetarëve nëse do të kishte bashkëpunim me opozitën, Rama tha se mënyra se si vepron pala tjetër, mban erë.

Mes të tjerash kryeministri teksa luante me fjalët paralajmëroi se; ‘Ajo çka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur.’.

“Në këtë epokë kërcënimi të madh, kur Shqipëria nuk bën përjashtim nga kërcënimi, kur na duhet të përballemi me pasojat që është e re dhe vjen te ne siç erdhi tërmeti, pandemia, duhet të jemi të qartë, të vendosur, të bashkuar, të lidhur me partnerë të fuqishëm. Do ishte mirë të kishim një opozitë që të rrinte mirë në këtë kontekst, por kemi një opozitë që premton vetëm izolim nga bota dhe nga ana tjetër është e zhytur në buxhetin e rublave. Është fatkeqësi, edhe veprimtaria, edhe mënyra se si vepron në mënyrë të përditshme mbajnë erë. Ajo çka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur.”, tha Rama pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë së PS.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kriza energjetike dhe zgjedhjet vendore

Rama nga Berlini: Javën tjetër, dialog me bashkitë!

Rama ironizon Bashën, Berishën dhe Metën

“Opozita e zhytur në thesin e parave ruse”