19.10.2022 - 22:58
Real Madrid po merr para këdo, duke qenë i pamposhtur në 14 ndeshje radhazi të këtij sezoni, që nga Superkupa e Evropës, La Liga dhe Champions League. Sonte madrilenët fituan 0-3 në fushën e Elche-s.
Kampionët e Evropës dhe Spanjës shënuan një gol në pjesën e parë dhe dy në të dytën. Në të parën ishte Valverde që zhbllokoi sfidën. Duhet thënë që miqve madrilenë iu anuluan dy gola për pozicion jashtë loje.
Në të dytën shfaqet Karim Benzema, që e prezanton “Topin e Artë” me gol në minutën e 75-të. Në fund do të kishte vend edhe për Asension, i cili shënoi golin e tretë në 89’, duke shuar cdo iluzion në radhët e vendasve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kupa e Gjermanisë
Bayern përmbys me 5 gola me…fanellat e çuditshme
Premier League, Java 11