MENU
klinika

Propozohet që Tirana të jetë…

Reforma Territoriale, grupi Berisha depoziton draftin me 97 bashki

26.10.2022 - 10:14

Pak ditë pasi përfundoi punën e tij Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale, 20 deputetë të PDsë bashkë me Sali Berishën depozituan dje në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin që amendon ligjin për ndarjen administrative nga 61 bashki në 97 të tilla.

Deputeti i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, tha se propozimi erdhi pas një konsultimi të gjatë të PD-së me grupet e interesit. “Një punë e cila ka nisur herët nga PD-ja, jemi përpjekur që të marrim qëndrimet më të mira, të respektojmë interesat e të gjithë komuniteteve në mënyrë që demokracia lokale të jetë sa më pranë këtyre komuniteteve.

Të zgjedhurit të jenë pranë zgjedhësve, pushteti vendor të jetë efikas, të ketë mundësi që të shfrytëzojë maksimumin e burimeve të tij në favor të komuniteteve dhe jo të centralizohet pushteti siç ka ndodhur me ndarjen e vitit 2014. Propozimi ynë është që zgjedhjet e ardhshme të bëhen mbi bazën e kësaj ndarje, me 97 bashki. Kemi marrë gjithë kohën e nevojshme që të rakordojmë maksimumin e qëndrimeve, të marrim të gjitha kontributet. Më herët ka dhe një propozim tjetër nga i cili jemi të kënaqur që ka ardhur në të njëjtat linja siç e nisëm ne procesin që ndarja e bashkive të ishte rreth 90 bashki, pra edhe propozimi tjetër me 94 që është bërë nga deputetët e tjerë demokratë, bazohet në të njëjtat kriteret dhe primet që e kemi bërë ne”, tha Bylykbashi ndërkohë që tha se drafti i tyre mund të rakordohet edhe me draftin që kanë depozituar më herët deputetët e tjerë të Grupit të PD-së me bashkëkryetaren e Komisionin e Reformës Territoriale Dhurata Çupi.

“Mundësia për të gjetur gjuhën e përbashkët për një version final me 94 apo me 97, apo me një numër të ngjashëm, është aty. Pse? Sepse parimet dhe kriteret që kemi përdorur në aspektin e ekspertizës dhe të konsultës në fund fare kanë prodhuar të njëjtin rezultat. Dhe çdo gjë tjetër që do shmangej nga ky numër nuk ka më të bëjë as me parimet, as me kriteret. Dhe unë besoj që është shumë e thjeshtë që në procesin legjislativ ne të gjejmë një version përfundimtar, i cili do të jetë pak a shumë në të njëjtat numra. Më e rëndësishmja është që të jenë komunitetet ato që e ndjejnë veten të përfillura, të respektuara dhe ju është dhënë pushteti atyre”, tha Bylykbashi


AKUZAT PËR PAZAR
Ndryshe nga Partia Demokratike, Partia Socialiste, i qëndron mendimit se ndarja territoriale funksionon mirë edhe kështu siç është. Por, opozitarët këmbëngulin që ajo ka kundërshtuar në çdo aspekt. Ndërkohë, pas përfundimit të punës së Komisionit të Reformës Territoriale dy kryetarët e grupeve të PS-së dhe të PD-së, pra Balla dhe Alibeaj planifikuan një takim pa media për të diskutuar për ndarjen territoriale.

Informacionet e para të rrjedhura bëjnë fjalë për një lëshim nga ana e PS-së nga një bashki për secilin qark. Por, dje Bylykbashi tha se ndryshim real do të ishte nëse numri i bashkive do ti përafrohej dy drafteve të PD, çdo gjë tjetër sipas ti është Pazar.

“Unë gjykoj se të gjithë duhet të respektojmë interesin e komuniteteve. Këtë e thotë kushtetuta. Kur bëhet një ndarje territoriale, konsultat bëhen me komunitetin. Ne këtë kemi bërë. Kjo na ka çuar në 97 bashki. Nuk mundet që ndarja territorial të jetë shkëmbim qoftë për vetingun apo për ndonjë ligj tjetër, nuk mund të jetë një interes i ngushtë politik, është interes themelor i mënyrës së qeverisjes i demokracisë në Shqipëri. Ajo që kanë parë të gjithë është se 61 bashki janë jo vetëm të pamjaftueshme, por janë një dështim. Asnjë numër që është afër 61 bashkive, nuk është në përputhje me parimet kartave të Këshillit të Evropës në lidhje me pushtetin vendor. Unë jam i sigurt që në fund fare, në Parlamentin e Shqipërisë, beteja ka për të qenë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, atyre që qeverisen nga pushteti vendor dhe jo interesin e pushtetit qendror”, tha Bylykbashi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjet kryedemokrati Basha

“A do bashkëpunoni me Ilir Metën?”

“Me një fishkëllimë i mbledh Rama kryebashkiakët dhe…”

Alibeaj kritikon reformën territoriale të 2014: Bashkitë janë bërë pronë private, duhet…