MENU
klinika

“E keni mbivlerësuar”

Reja: Broja herë ndizet dhe herë fiket

13.10.2022 - 12:57

I ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN.TV”, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja, duket se nuk është fshehur për sa i përket Armando Brojës dhe Kristjan Asllanit, të cilët i quan të mbivlerësuar. Gjithashtu, për sulmuesin e Chelseas, ai shprehet se nuk është një lojtar që do të fillojë gjithmonë në formacion me Kombëtaren.

“Për mua, Armando Broja është një lojtar siç janë të gjithë të tjerët. Sigurisht që është një hap përpara të tjerëve për shkak të fizikut të tij dhe aftësive që zotëron, por nuk ndahet nga pjesa tjetër.

Nuk ka asnjë histori mes meje dhe tij, por jeni ju që jepni mbivlerësime për disa lojtarë. Broja vërtet luan te Chelsea, por luan nga 20-30 minuta dhe duhet të gjejë kondicionin.

E njëjta gjë edhe për Asllanin tek Inter, që luan vetëm nga një pjesë. Broja nuk e ka ritmin e garës. Luan 20 minuta, por kurrë 90. Nuk ka luajtur asnjë ndeshje të vetme nga fillimi. Është si puna e dritës që herë ndizet dhe herë fiket”, – ishin fjalët e Rejës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edy Reja, tekniku i dytë më vjetër aktual

Prej 43 vitesh trajner dhe me 23 ekipe, por pa trofe