MENU
klinika

Pamje që flasin vetë

Reportazhi francez: “Katar 2022”, një skandal

14.10.2022 - 18:34

Kur ka mbetur rreth një muaj nga Kupa e Botës në Katar kanë shpërthyer polemikat në Francë, ku televizioni publik France 2 ka transmetuar një reportazh në lidhje me gjendjen e punonjësve emigrantë të impiantit ku do të qëndrojë kombëtarja franceze.

Xhirimet janë bërë me një telekamerë të fshehur “para verës”, sipas kanalit francez, që ka treguar banesat e vendosura në zonën periferike të quajtur “Zona Industriale”, një lagje “rreptësisht e ndaluar për kamerat”.

Dhoma të ngushta, të mbushura me buburrecë, tualete në gjendje të keqe, lagështirë dhe kondicionerë që nuk funksionojnë me temperaturë 35 gradë. “Katar 2022: një skandal francez?” titullohet reportazhi tronditës i transmetuar në programin ‘Complement d’enquête’.

Në këtë program tregohet hendeku goditës mes kushteve të jetesës së punëtorëve dhe luksit të hotelit me 5 yje ku do të qëndrojë kombëtarja e Didier Deschamps gjatë Kupës së Botës.

“Janë gjëra të vogla, mjafton t’i jepet pak ngjyrë…”, u përpoq fillimisht të minimizonte Noel Le Graet, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, i cili pas kritikave të ashpra të ministres së Sportit Amélie Oudéa-Castéra ka lajmëruar se do të bëjë një inspektim të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja pse ylli francez do që të ikë

Nuk largoi Neymar, Mbappe i zemëruar me PSG-në