MENU
klinika

Serie A, Java 9

Roma vuan në shtëpi, por merr tri pikët

09.10.2022 - 22:44

Roma ka lënë pas humbjen në shtëpi kundër Betis në Europa League dhe është kthyer menjëherë te fitorja në “Olimpico”, duke mpishtur 2-1 Leccen. Një sukses jo i lehtë, edhe pse rivali luajti me 10 vetë nga minuta 22’.

Ishin pikërisht Smalling dhe Dybala, të cilët vendosën këtë sfidë, njësoj si atë me Interin, ndërsa goli i Strefezas në minutën e 39’, shërbeu vetëm për të barazuar momentalisht rezultatin. Duhet thënë se iqtë luajtën me 10 vetë që nga minuta 22-të.

Gjithashtu pati minuta edhe për mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla, i cili u fut në minutën e 89’ për të zëvendësuar Ibanez. Me këtë rezultat Roma shkon në vendin e 5-ë, në kuotën e 19 pikëve, 4 më pak se Napoli kryesues.