C.Ronaldo mbetet në qendër të mediave, këtë herë jo për atë që jep në fushë, por për zërat e fuqishëm që lidhen me të ardhmen e tij. Është e qartë se ndjesa që bëri pas sfidës kundër Tottenham, ku në mënyrë demonstrative refuzoi të futej në fushë, nuk mjafton.
Mes tij dhe trajnerit Ten Hag është parashikuar një takim kokë me kokë, për të vendosur nëse do të rikthehet të punojë me grupin. Në të njëjtën kohë, pavarësisht se si shkon ky takim, është e qartë që dëshira e portugezit është të largohet nga Man.United.
Në verë, drejtuesit e “djajve të kuq” bën gjithçka që CR7 të mos largohej, por këtë janar diskutimi pritet të jetë ndryshe. United nuk ka ndërmend të prish kontratën, pasi një opsion i tillë do t’i kushtonte klubit afro 10 milionë paund.
Kjo pasi Ronaldo përfiton 360 mijë paund në javë. Përballë një shifre të tillë, gjithashtu duke qenë të vetëdijshëm se Ronaldo nuk preferohet nga trajneri Ten Hag, United pritet ta lë të lirë gjatë merkatos së janarit.
Chelsea mbetet një opsion konkret, pasi tashmë në krye të ekipit nuk është Tuchel i cili në verë vendosi veton për të mos transferuar CR7 në Londër. Një opsion tjetër mbetet edhe Roma, por me dy klubeve, pa diskutim që Ronaldo do të preferonte të luante në Champions.