Si do ta përshkruanit jetën personale me një foto? Ronela Hajati ka një përgjigje epike për këtë. Këngëtarja ka publikuar një fotografi në Instastory të një personazhi të frikshëm të Halloween ndërsa ka shkruar me humor: “Jeta ime sentimentale për momentin”.
Kujtojmë që Ronela është munduar që ta mbajë jetën private larg vëmendjes së publikut. Këngëtarja ka qenë në një lidhje disa vjeçare me Young Zerkën, me të cilin i dha fund dy vte më parë. Ndonëse nuk zbuloi asgjë për arsyen që i çoi drejt ndarjes, asokohe Ronela tha:
“Po beqare jam dhe shumë mirë madje. Punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë ku jam shumë e fokusuar dhe ndonjëherë jam dhe overthinking gjatë gjithë kohës, dhe kur fle mendoj për punë. Jam e izoluar dhe e fokusuar vetëm në punë. Po ndihem shumë mirë.
Njeriu nuk mjaftohet kurrë me asgjë edhe kur je shumë shumë mirë, prapë do të kesh diçka që nuk e ke. Unë shoh shoqet e mia. Kur janë në një lidhje duan të kalojnë kohë vetëm me shoqet, kur janë vetëm duan lidhje. Kur kanë diçka, duan diçka tjetër. Njeriu nuk ngopet”, tha Ronela.