MENU
klinika

"ERE funksionon me urdhër politik!"

Rritja e çmimit të energjisë/ Lapaj: 900 mijë qytetarë nuk e paguajnë dot!

04.10.2022 - 22:27

Rritja e çmimit të energjisë për familjet, ka shkaktuar debat mes analistit Julian Zyla dhe avokatit Adriatik Lapaj. I ftuar në emisionin “Open”, Lapaj u shpreh se 900 mijë qytetarë nuk mundet të paguajnë dot çmimin e rritur të energjisë elektrike, teksa shtoi se qeveria subvencionon shumë pak për familjet në nevojë.

Kjo ka sjellë reagimin e analistit Zylaj i cili tha se shifrat po manipuloheshin nga avokati.

Zyla: Qeveria po akuzohet për një vendim pro qytetarëve. Interesi politik i çdo qeverie është që ti bëjë gjërat mirë. Në 30 shtator KE ka bërë mbledhje për të marrë masa për të ulur çmimin e energjisë. Ne harrojmë që në Europë janë ngritur çmimet. ministrat e kryeministrat janë mbledhur çdo bëhet me çmimet që janë rritur, ndërsa ne kemi luksin e fatit të diskutojmë kur do t’i rrisim. Maat që janë miratuar në BE janë ulje e kërkesës, është ekonomi tregu. Po të ishte sforcoja ekonomike për arsye politike objektiv, sforcoja do të ishte më e madhe”, tha ai.

Lapaj: Një popull i uritur e në agoni, që i thua do ta rris e ul ja merr shpirtin. në Shqipëri në 2021 62 mijë familje me ndihmë ekonomike, i bie 130 mijë qytetarë. Pension invaliditeti, 68 mijë persona. Do flisni për hallet e qytetarëve? Fashat 800 KË bëjnë 91 mijë e 200 lekë të vjetra. Sa i rimbursohet shtresave në nevojë? Me VKM subvencionohen 6480 lekë të vjetra. Për personat para dhe tetraplegjikë, i paguajnë 16 mijë letë të vjetra dhe 20 mijë letra të vjetra. Kjo është të bësh ekonomi e të thuash të vërtetën. 900 mijë qytetarë që nuk e paguajnë dot energjinë elektrike.

Zyla: Adriatiku mori të mirëqenë se mesatarja e konsumit është 800 KË

Lapaj: E mora si limit

Zyla: Është manipulim që i bërë. Jam kurioz ku e gjete që është 800?

Lapaj: Mora limitin. 1-50 KË në muaj janë 7340 familje, 51 -100 KË janë..

Zyla: Nuk mund të marrësh limitin jemi më inteligjentë se kaq

Lapaj: Lajm i keq që një një institucion i pavarur si ERE funksionon me urdhër politik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si do të reflektohet kjo në ekonominë e vendit

A kemi mjaftueshëm miell, edhe pa atë serb?