MENU
klinika

Çfarë u konstatua

Rrjedhja e gazit në Porto Romano, reagon ISHTI

27.10.2022 - 11:42

Rrjedhja e gazit në cisternën në Porto Romano shkaktoi panik tek banorët gjatë ditës së mërkurë (26 tetor).

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka reaguar në lidhje me ngjarjen duke sqaruar se rreth ores 11:30 është konstatuar rrjedhje gazi nga valvula e sigurimit të cisternës së një automjeti që ishte parkuar në territorin e fabrikës.

ISHTI informon se sipas punonjësit Artan Tafhasaj, është dëgjuar një zhurmë si dhe rrjedhje GLN-je nga valvula e sigurimit të çisternës.

“Operatorët e subjektit kanë vepruar duke e mbajtur nën kontroll rrjedhjen e GLN-s si dhe kanë vepruar me ujë nëpërmjet sistemit të hidranteve, është vazhduar me mbajtjen nën kontroll të rrjedhjes së GLN-s si dhe uljen e presionit duke hequr nëpërmjet pompës së impiantit GLN-s dhe dërgimin në rezervaret staticionar të GLN-s. Për izolimin e plotë e rrjedhjës së GLN-s u përdor një reduksion i filetuar në njërën anë të së cilit u instalua një saraçineskë.

Ky reduksion u montua në tronketën dalëse të valvulës së sigurimit me filetim”, thuhet në njoftim.

ISHTI deklaroi se i la detyrë fabrikës për boshatisjen e menjëhershme të çisternës së gazit, pastrimin e territorit, monitorimin e çisternës së GLN-s si dhe ambientit për qark.

“Çisterna e GLN-s të automjetit nuk duhet të përdoret pa u pajisur me të gjithë dokumentacionin tekniko ligjor”, deklaroi Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.

ISHTI tregoi çfarë konstatoi gjatë kontrollit, si mangësi në:
1 – Certifikatë konformiteti e cisternës e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar.
2 – Certifikatë e miratimit për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshëm e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar (ADR).
3 – Certifikatë për transportin e mallrave të rrezikshëm e cila lëshohet nga Drejtoria e Transportit Rrugore.
4 – Policë për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësisnë ndaj palëve të treta.
5 – Certifikatë e kalibrimit të sasisë të cisternës së GLN-s.

Njoftimi i plotë:
Mbi avarinë e ndodhur më dt. 26.10.2022 në subjektin Gaspower Al sha me Nipt L21409504T e vendndodhje: në instalimin e depozitave të GLN-s (Gaz i lëngezuar i naftës) Durrës, Lagjja 15, Rruga “Velipoja”, Porto Romano, Ish Ndërrmarja Kimike.

Rreth ores 11:30 është konstatuar rrjedhje GLN-je nga valvula e sigurimit të cisternës së GLN-s të automjetit me targë DR4093C e parkuar në territorin e subjektit Gaspower Al sha.

Sipas punonjësit Artan Tafhasaj avaria është konstatuar rreth orës 11:30 , është dëgjuar një zhurmë si dhe rrjedhje GLN-je nga valvula e sigurimit të çisternës së automjetit me targë DR4093C.

Operatorët e subjektit kanë vepruar menjëherë duke e mbajtur nën kontroll rrjedhjen e GLN-s si dhe kanë vepruar me ujë nëpërmjet sistemit të hidranteve, është vazhduar me mbajtjen nën kontroll të rrjedhjes së GLN-s si dhe uljen e presionit duke hequr nëpërmjet pompës së impiantit GLN-s dhe dërgimin në rezervaret staticionar të GLN-s.

Për izolimin e plotë e rrjedhjës së GLN-s u përdor një reduksion i filetuar në njërën anë të së cilit u instalua një saraçineskë.

Ky reduksion u montua në tronketën dalëse të valvulës së sigurimit me filetim.

Në lidhje me dokumentacionin tekniko-ligjore të çisternës së GLN-s të automjetit rezultojnë këto mangësi:
1 – Certifikatë konformiteti e cisternës e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar.
2 – Certifikatë e miratimit për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshëm e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar (ADR).
3 – Certifikatë për transportin e mallrave të rrezikshëm e cila lëshohet nga Drejtoria e Transportit Rrugore.
4 – Policë për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësisnë ndaj palëve të treta.
5 – Certifikatë e kalibrimit të sasisë të cisternës së GLN-s.

Nga avaria e ndodhur nuk ka patur dëme materiale apo në njerëz.
Në zbatim të ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 32/2016, datë 24.03.2016 “për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve nën presion” si dhe të akteve të tjera ligjore dhe nën ligjore në fuqi do te vijohet me procedurën e inspektimit on-line.

Subjektit Gaspower AL sha u la detyrë që të merren masa për boshatisjen e menjëhershme të çisternës së GLN-s, për pastrimin e territorit, monitorimin e çisternës së GLN-s si dhe ambientit për qark.

Çisterna e GLN-s të automjetit nuk duhet të përdoret pa u pajisur me të gjithë dokumentacionin tekniko ligjor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin