MENU
klinika

Në Kiev janë të vendosur

“Rusët të tërhiqen ose na pret një epokë e përgjakshme!”

23.10.2022 - 20:57

Prej 24 shkurtit, me mijëra persona, shumë prej tyre civilë të pafajshëm, kanë ndërruar jetë si pasojë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Konflikti vijon të jetë i ndezur, me Putinin që ka aktivizuar një mobilizim të pjesshëm të popullatës, ndërsa në anën tjetër, asnjë tërheqje nga Kievit.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar këtë të diel me anë të një postimi në Twitter, aty ku ka renditur 3 detaje nga pushtimi rus, të cilat sipas tij, Ukraina nuk mund t’i tolerojë. Ai thekson se vetëm largimi i rusëve nga territori i Ukrainës do t’i jepte fund konfliktit, në të kundërt na pret një epokë e përgjakshme.

“Nuk duhet të harrojmë. 1.Rusia pushtoi një vend sovran. Rusia lëshoi raketat në qytete. Rusia shkatërroi termocentralet që të ngrijnë miliona njerëz. Tiranë të tjerë po vëzhgojnë. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës është të detyrojmë Rusinë të tërhiqet. Në të kundërt, shekulli i 21-të do të jetë një epokë konfliktesh të përgjakshme”, shkroi në Twitter Podolyak.