MENU
klinika

Gati firma për marrëveshjen PD-PL

Sali Berisha e Ilir Meta takim “kokë më kokë”

27.10.2022 - 12:16

Një ditë pas takimit mes kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe liderit të PL-së, Ilir Meta sot pritet firmosja e marrëveshjes mes tyre.

I pari ka mberritur, ne ambientet e hotel Tirana kreu i PL, Ilir Meta i shoqëruar nga Petrit Vasilit dhe Tedi Blushi.

Para firmosjes, Meta dhe Berisha kane zhvilluar nje takim koke me koke.

Dy kryetarët e partive firmosin marrëveshjen vetëm pak ditë pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi 14 majin 2023 si datën e zgjedhjeve lokale.

Po ashtu, mes dy kryetarëve të partive kryesore opozitare është rënë dakord që protesta e përgjithshme kundër qeverisë të zhvillohet më 12 nëntor.

Në një dalje për mediat ditën e djeshme Berisha ftoi shqiptarët për pjesëmarrje, ndërsa theksoi se ka një kërkesë të shtuar për të reaguar kundër qeverisë.

Disa detaje në lidhje me marrëveshjen i lëshoi kryetari i PL-së në një konferencë për shtyp nga selia e partisë së tij.

“Me Berishën kemi dakordësi të jashtëzakonshme. Jo vetëm për parimet e bashkëpunimit të opozitës. Nëse PL është faktor vendimtar për këshillat dhe kryetari i primareve del nga PD atëherë kryetari i këshillit do të jetë nga PL. Nëse diku kryetari nga primaret del i PL, atëherë kryetari i këshillit del nga PD. Nëse del nga PAA atëherë do jetë i PAA po kjo do varet nga rezultati i çdo partie. Kjo do krijojë balancë në parlamentin e bashkive në mënyrë që të kemi transparencë”, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ora kur e firmos sot PD-PL marrëveshjen

Opozita bashkon forcat kundër Ramës