Producentja Sara Hoxha dhe partneri i saj Ledion Liço janë bërë prindër për herë të tretë javën e kaluar, më 30 shtator. Pas dy djemve, Londonit dhe Romanit, çifti kanë mirëpritur në jetë një vajzë.
Më herët, Sara ka ndarë imazhe para lindjes, një letër nga motra e saj Lori Hoxha dhe një tjetër foto së bashku me Ledionin në sallën e operacionit. Por, sot më në fund ajo na ka prezantuar me Ruya-në. Hoxha ka ndarë një foto të ëmbël ku duket e sapolinduara me vëllanë e saj. Ndonëse portreti i të voglës nuk duket, fotoja përcjell shumë dashuri.
View this post on Instagram
“Dy peshoret e mia,”-ka shkruar Sara krahas postimit.
Kjo ka qenë ëndrra jote e vetme, gjithçka tjetër e ke bërë realitet vetë. Jam njeriu më i lumtur që më në fund po bëhet edhe kjo realitet. Ti ke mbrojtjen hyjnore kështu që shijoje procesin e të qenit nënë për herë të tretë. Po pres me durim që t’ju mirëpres të dyve në shtëpi dhe të të ftoj ty në një udhëtim vetëm unë dhe ti. Jam përgjithmonë me ty dhe lutem gjithnjë për ty”- shkruante Lori në letrën e saj për Sarën.
Më herët personazhe të njohur si Arjola Demiri, Julka Gramo, Arbër Bytyqi, Ledri Vula, kanë uruar producenten.