MENU
klinika

Kryeministri Rama nxjerr foton

“Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 gati për t’u lëshuar në hapësirë”

16.10.2022 - 10:49

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se satelitët Albania 1 dhe Albania 2 që do të monitorojnë Shqipërinë nga hapësira janë gati për t’u lëshuar në hapësirë.

Posti i Kryeministrit:
GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1 dhe ALBANIA2

Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN