MENU
klinika

Babagjyshi i dhuratave!

Shën Nikolla prehet në Turqinë e sotme

20.10.2022 - 11:20

        Një grup arkeologësh pohojnë se kanë  gjetur varrin e njeriut që frymëzoi “Santa Klausin”, nën rrënojat e një kishe në Turqi. Shën Nikolla është peshkopi i krishterë grek, i shekullit IV, i cili u bë frymëzim për mbarë botën falë bujarisë së pashoqe.

Varri i tij është gjetur në Turqi, 5,300 milje larg Polit të Veriut.

Ekspertët pohuan se varri u zbulua në rrënojat e një kishe të lashtë orthodokse, në Turqi. Sipas arkeologëve, varri u mbulua nga rritja e nivelit të detit Mesdhe, gjatë periudhës së mesjetës.

 

Besohet se kisha u ndërtua mbi një ndërtese të madhe në qytetin e Mira, midis shekujve V – XII, për të mbrojtur varrin e Shën Nikollës. Në fillim të këtij muaji, arkeologët hasën në mozaikun dhe dyshemenë prej guri, të faltore origjinale të kishës së hershme. Kjo duket se mbështet pretendimet se, shenjtori ka jetuar dhe ka vdekur në Turqi, asokohe pjesë e Perandorisë Romake.

Osman Eravsar, kreu i bordit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Antalia, u shpreh për Agjencinë e Lajmeve Demirören: Kisha e parë u zhyt me ngritjen e Detit Mesdhe dhe disa shekuj më vonë, mbi të u ndërtua një kishë e re. Tani kemi arritur në mbetjet e kishës së parë dhe në dyshemenë ku ka shkelur Shën Nikolla. Është zbuluar pllaka e dyshemesë së kishës së parë, mbi të cilën ka ecur Shën Nikolla.

Sipas të dhënave historike, shenjtori u varros në kishën e ndërtuar në emër të tij.

Shën Nikolla, ipeshkvi i shenjtë i Mirës (Turqia e sotme), jetoi mes shekulli III-IV. U bë i famshëm që në lashtësi, me anë të mrekullive të shumta, me të cilat u erdhi në ndihmë atyre që kërkuan ndërmjetësimin e tij. Është i njohur në të gjithë botën, edhe jashtë Kishës. Ndër shqiptarë devocioni ndaj shën Kollit është më i përhapuri bashkë me atë ndaj Shën Andout. Është shumë popullor edhe në të gjitha kishat e traditës Ortodokse.

Fama e Shën Nikollës ipeshkëv është universale: dokumentohet nga Kishat dhe veprat e artit, institucionet e traditat e lidhura me emrin e tij. E, megjithatë, të dhënat për jetën e Shën Kollit janë të pakta. Ka mundësi të ketë lindur në Patara të Liçies, në Azinë e Vogël (Turqia e sotme), e pastaj të jetë zgjedhur ipeshkëv i Mirës, po në Liçie.

Shën Nikolla lindi në një familje të pasur në qytetin e Patares, rreth vitit 270, ndërsa vdiq më 6 dhjetor rreth vitit 326 pas Krishtit. Kulti i nderimit të tij u përhap me shpejtësi në të gjithë Azinë e Vogël. Mjafton të kujtojmë se vetëm në shekullin VI, në Kostandinopojë iu kushtuan 25 kisha. Tek varri i shën Nikollës nisën të organizohen shtegtime. Shumë shkrime në greqisht e në latinisht e bënë të njohur figurën e tij në mbarë botën bizantino-sllave e perëndimore, duke filluar nga Roma e deri në Jug të Italisë. Por, më se shtatë shekuj pas vdekjes së tij, kur Pulia e Italisë u pushtua nga normanët, Nikolla i Mirës u bë Nikolla i Barit.

Shtatëdhjetë e dy marinarë nga Bari i Puljes së Italisë, pasi zbarkuan në Azinë e Vogël, të pushtuar nga Turqit, arritën te varri i Shën Kollit, ia morën me nderim të thellë eshtrat dhe, më 9 maj 1087, u kthyen në Bari, të pritur me triumf: Shenjti u shpall menjëherë Pajtor qiellor i qytetit.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit