MENU
klinika

Të dy bashkëshortët përfundojnë në spital

Sherri brenda familjes degradoi në dhunë

10.10.2022 - 12:01

Policia e Durrësit dha detaje lidhur me sherrin brenda familjes që degradoi në dhunë mes një çifti bashkëshortësh.

Sipas bluve, “shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta”.

Për pasojë, të dy kanë përfunduar në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta.

Për pasojë, të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.