MENU
klinika

Motra e Cristiano Ronaldos

“Shkarkimi i Ten Hag? Kurrë nuk është vonë”

18.10.2022 - 16:25

Tani nuk ka më dyshime sa i përket marrëdhënies së acaruar mes Kristiano Ronaldo dhe trajnerit të Manchester United, Ten Hag. Ky i fundit i tregoi kufirin portugezit me ardhjen e tij te djajtë e kuq.

Ronaldo po priste oferta të tjera dhe nuk dëshironte që t’i bashkohej ekipit për miqësoret përgatitore para sezonit të ri. Asnjë trajtim special nga Ten Hag që i tha qartazi Ronaldos se nëse nuk do t’i bashkohej skuadrës si gjithë të tjerët, atëherë e priste stoli.

Në jo pak raste portugezi është ulur në pankinë, madje në humbjen ndaj Manchester City nuk është aktivizuar për asnjë minutë. Së fundmi është motra e Kristiano Ronaldos, Elma Aveiro, që ka shpërndarë një lajm ku thuhej se Ten Hag mund të shkarkohet nga Manchester United me mbishkrimin: “Kurrë nuk është vonë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN