“Euro2016” është kujtimi më i bukur i Shqipërisë, arritja më e madhe futbollistike, ku për herë të parë siguruam një biletë në një turne madhor. Askush nuk dëshiron të ndalet këtu, kuqezinjtë kërkojnë të përsërisin historinë, kërkojnë me çdo kusht të jenë pjesë e “Euro2024”, një objektiv fiks ky i FSHF-së.
Si kurrë më parë në vitet e fundit, Kombëtarja ka një brez fantastik lojtarësh, për këtë arsye i vetmi objektiv që përmbush egon e ambientit kuqezi është kualifikimi për në “Euro2024”.
Në Frankfurt, u hodh shorti për kualifikueset e “Euro2024”. Shqipëria njohu rivalët e vet në këtë rrugëtim. Kuqezinjtë bënin pjesë në vazon e tretë së bashku me përfaqësuese si Ukraina, Suedia, Islanda, Norvegjia, Rumania, Mali i Zi, Irlanda, Norvegjia, Armenia.
Shqipëria ka rënë në një grup me Poloninë, Cekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavia. Polonia është skuadra më e fortë në grup, por gjithsesi, jo për të mos i marrë pikë. Kualifikohen 2 ekipet e para, 3 më të mirat shkojnë në play-off.