Festival golash në ndeshjen e mbrëmbjes në Serie, ku u shënuan 7 të tillë mes Fiorentinës dhe Interit, por në fund do të regjistrohej rezultati 3-4, me zikaltrit që do të merrnin 3 pikë vetëm në minutën e 95-të.
Nënkampionët e Italisë do merrnin epërsinë pas vetë 2 minutash lojë. Lautaro Martinez do jepte një assist për Barellan. Brenda minutës së 15-të, argjentinasi Lautaro do rrëmbente sërish skenën, po këtë herë për të realizuar vetë.
Në minutën e 33-të, ekipi violë fiton penallti mes shumë kontestimesh, teksa vetëm VAR ia doli të shuajë dyshimet. Cabral, i qetë para porte, mposhti Onanan.
Skuadra e Italianos do merrte zemër dhe do e mbyllte pjesën e parë në sulm, duke rrezikuar mjaft portën kundërshtare me anë të shpejtësisë së disa individëve dhe me anë të goditjeve standarde.
Pas një ore lojë, Fiore do shpërblehej për presionin e ushtruar me një supergol të Ikones. Vendasit do ndëshkoheshin në momentin më të mirë të tyre. Një kundërsulm i Interit do rezultonte fatal për rivalët, teksa “Demi” Lautaro do “vjedhte” bukur një penallti në zonë, pas pengimit të portierit Terraciano.
Gjithsesi, për konfirmimin u nevojit VAR dhe vendimi erdhi pas disa sekondash komunikim. Ai që e fitoi, ai e merr përsipër dhe dërgon në festë tifozët interist që kishin udhëtuar për në Firenze. Në 90’ vendasit barazojnë me Jovic, por në 95-n Mkhitaryan shënon golin e fitores për Inter.