MENU
klinika

"Bojkot deri në plotësimin e kërkesave"

Sindikata lajmëron protestë kombëtare më 20 tetor

19.10.2022 - 10:30

Ka hyrë në ditën e tretë bojkoti i mësimit nga pedagogët.

Sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare më 20 tetor në orën 11:00.

Ndërkohë që pedagogët dhe studentët që kanë dalë në mbështetje të tyre shprehen të vendosur se bojkoti i mësimit do të vijojë deri kur të gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre.

Një nga pedagogët në Universitetin e Tiranës u shpreh për News24:

“Protesta do vijojë me bojkot pa ndërprerje deri në realizimin e kërkesave në peticion.

Kërkesa për rritjen e pagave është thelbësore nuk është turp që jneriu të kërkojë të paguhet më jirë, të plotësojmë nevojat të kemi e një makinë të bëjmë e pushime, nuk është shqetësim, ai është i prerë mesa duekt dhe ne jemi të prerë në qendrimin tonë.
Në 2017 ka pasur rritje me 10% të pagave e përpara vitit 2017 ka qenë 2012.

Kërkesat e tjera janë njëlloj të rëndësishme sa rritja e pagave, universiteti përcakton të ardhmen e vendit.

Me keqardhje u them studentëve që bojkotin ne duhet ta vijojmë, e kanë kuptuar, janë duke na mbështetur, pothuaj të gjithë po na mbështesin se e kuptojnë që një universitet i mirë do bëjë që ata të marrin një diplomë që do u hapë dyert e jetës”.