Pedagogët zhvillojnë sot protestën para Universitetit Politeknik. Sindikata e punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë i bën thirrje të gjithë pedagogëve që të mbështesin protestën, ndërsa rithekson edhe njëherë kërkesat kryesore të pedagogëve.
Njoftimi:
Ftojmë kolegët e universiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin Protestën e Datës 5 Tetor 2022, ora 11.00, para godinës të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Kërkesat
1.Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik e administrativ
2.Rritjen e financimit për kërkimin shkencor
3.Rivendosjen e shtesave mbi pagë për “Dëmshmëri shëndeti në punë”
4.Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
5.Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
6.Rivlerësimin e orës mësimore
7.Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
8.Amendimin pikës C të VKM Nr. 112 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”
9.Për të bërë transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike, si dhe përdorimin e tyre.