MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 6

Skënderbeu tri fitore radhazi, “poker” i Besës

15.10.2022 - 16:41

Kategoria e Parë ka luajtur katër sfidat e saj të para të javës 6-ë. Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 0-1 në Berat. Një ndeshje me plot tension, ku nuk kanë munguar as përplasjet mes njëri-tjetrit, ku veçohet një moment mes Alinanit dhe Liços.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga sulmuesi i korçarëve, Belajdi Pusi me anë të pikës së bardhë të penalltisë në minutën 45+2′. Me këtë rezultat, Skënderbeu arrin fitoren e tretë radhazi në kampionat duke ndarë përkohësisht vendin e parë me Dinamon në kuotën e 11 pikëve.

Në sfidat e tjera që startuan në orën 14:00, Luzi 2008 nuk gaboi përballë Burrelit, duke triumfuar me rezultatin 2-1. Besa arriti të mundte në transfertë me rezultatin 2-4 Turbinën, një sfidë që u duk e lehtë për kavajasit, por që nuk shkoi ashtu.

REZULTATET

TOMORI 0-1 SKËNDERBEU

Pusi (p) 45+2′

TURBINA 2-4 BESA

Laroshi (P) 49′, Murrja 84′ / Onuh 20′, 32′, 37′, Kuka 90+2′

BESËLIDHJA 1-0 ORIKU

Shehu 45+1′

LUZI 2008 2-1 BURRELI

Çuçka 30′, 43′ / Stana (P) 53′