Nëse mendoni se Ferrari e Mercedes janë rivalët e vetëm të Red Bull gaboheni, pasi jashtë piste është McLaren skuadra që po lufton ndaj makinës austriake.
Zak Brown, që njihet si një mbështetës i fortë i rregullave të reja që po alikohen në Formula 1, i ka dërguar një letër FIA-s, ku këmbëngul për thyerjen e rregullave nga Red Bull. Sipas tij, hetimi që bëri FIA, duke e quajtur shpenzimin mbi normat e lejuara nga ana e Red Bull, si një shkelje proceduriale, nuk është justifikim.
“Bëhet fjalë për një mashtrim, pasi Red Bull ka patur një avantazh teknik, sportive e financiar. Një skuadër që ka shpenzuar përtej limiteve, duke patur një makinë më të shpejtë, si vjet ashtu dhe këtë sezon”, tha Brown.
“Ne kërkojmë që FIA të japë një dënim të ashpër. Të ulet tavani i shpenzimeve për këtë skuadër vitin që vjen, apo të merren masa të tjera. Ne kërkojmë transparencë në këtë drejtim, pasi te Red Bull po mashtrojnë”, tha Zak Brown.