MENU
klinika

Rendi i ditës

Sot Kuvend/ Debat publik për krizën energjetike, u kërkua nga 15 deputetë

20.10.2022 - 10:01

Kriza energjetike “futet” sot në parlamentin e Shqipërisë. Në nisje të saj do të ketë një debat publik, një kërkesë e 15 deputetëve për të diskutuar lidhur me situatën energjetike në vendin tonë.

Ndërkohë, do të ketë edhe diskutime lidhur me 2 projektligje, atë për “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin shtesë për projektin e zhvillimit të integruar urban dhe turizmin” , “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e dytë shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik mbi Bashkëpunimin e Zgjeruar dhe Zbulimin e Provave Elektronike” si edhe “Per nje ndryshim ne ligjin nr.45/2015 “Per te Drejten e Informimit per dokumentat e IshSigurimit te Shtetit te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise”, te ndryshuar.

Ndërkohë, një ditë më parë, në mbledhjen e grupit që pati me deputetët e tij, Sali Berisha u shpreh se do të bëhet çmos që në kryeaxhendë në Kuvend, do të jetë edhe bojkoti i pedagogëve.

Gjithashtu do të ketë edhe diskutime jashtë rendit të ditës për 60 minuta.